Ilire Lepaja - Suvenire dhe tekstil

Ilire Lepaja B.I (Master e Dizajnit Grafik) është biznes individual, i regjistruar në vitin 2014. Projekti i parë i këtij biznesi jane kartolinat inovative të ilustruara me Motive Tradicionale Shqiptare. Qëllimi i themelimit të biznesit ishte dëshira për të krijuar produkte nga krijimtaria si dhe njëkohësisht nga keto produkte të  promovohet Trashëgimia Kulturore e vendit.

Projekti i kartolinave ka rezoltuar shumë i suksesshëm, dhe ka mundësuar krijimin inovativ të produktit të dytë Magnet për frigorifer. Të dyja këto produkte me gjithësejt 60 ilustrime të ndryshme janë të plasuara në treg që nga viti 2014. Konceptimi dhe krijimi i ilustrimeve për këtë projekt ka zgjatë afërsisht një vit. Cdo ilustrim përmbanë përshkrime dhe sqarime të punimit përkatës në anën e pasme të kartolinës, në gjuhën shqipe dhe angleze. Ekzistojnë lloje të ndryshme të kartolinave, njëra kategori përfshinë figura historike shqiptare, ndërsa kategoritë tjera trashëgiminë kulturore, duke përfshirë monumentet historike  – kulturore të vendit tonë, pamje të qyteteve të vjetra dhe atyre të sotme, si dhe veshjet e ndryshme tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare.  Për ta mbrojtur ambientin ku ne jetojmë dhe të ngritet vetëdija rreth kësaj cështje është pa e arsyeshme dhe e mundshme që kjo të bëhet edhe përmes këtyre punimeve artstike, duke e shfrytëzuar për shtyp letrën e recikluar.

Në vitin 2016 u hap dyqani IL dhe u krijua mundësia për të shtuar numrin e produkteve.

Në punëtorinë IL (Ilire Lepaja) në vazhdimësi krijohen punime të cilat përcjellin emocion dhe kreativitet te publiku i gjerë, të cilat aplikohen në produkte të ndryshme si në cantë, jastëk, përparëse, gotë, bluzë etj. 

Explore products made by Ilire Lepaja!