Libri 'Kosova në 14 tregime kulturore - 2' përmban intervista dhe rrëfime e kujtime që sjellin në vëmendje personazhe që kanë kontribuar në artin dhe kulturën e Kosovës ndër vite.
Tregimet flasin për jetën dhe punën e këtyre njerëzve:
Xhevat Syla, Mixha Ramë (flet vajza Besa F. Domi), Adelina Thaçi Meta, Agim Qena (flasin fëmijët Rron Qena, Hana Qena dhe Vesa Qena), Luan Hajra, Hana Cakuli, Lala Meredith-Vula, Naser Berisha, Rifat Kukaj (flasin nipat Bardh Kukaj dhe Dren Kukaj si dhe djali Migjen Kukaj), Bajram Bylykbashi, Malda Susuri, Zake Prelvukaj, Kenneth Andresen dhe Abdullah Konushevci (rrëfimi i vajzës Vlora Konushevci).
Të gjitha fitimet nga shitja e librit shkojnë në ndihmë të fëmijëve me autizëm dhe organizatës ‘Autizmi’.
Ky është vëllimi i dytë i këtij cikli librash. Viti i botimit: 2021
Biografia e autorit:
Arbër Selmani është gazetar i kulturës, poet dhe ekspert i fushës së komunikimit. Selmani momentalisht punon për KCSF – Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.
Për gjashtë vite ai ka punuar si gazetar dhe redaktor në gazetën KultPlus, ndërsa më herët ka punuar edhe në Europe House – Shtëpia e Evropës në Prishtinë, në Gazetën Zëri, në Televizionin Klan Kosova si dhe në media tjera në Kosovë dhe jashtë saj.
Në vitin 2018-të ai ishte një prej bursistëve të Bursës Sakharov e cila ndahet çdo vit nga Parlamenti Evropian në Bruksel për katërmbëdhjetë aktivistë të të drejtave të njeriut nga mbarë bota.
Është alumna i Fondacionit Robert Bosch në Berlin. Bashkëpunon me BIRN – Balkan Investigative Reporting Network dhe me CRD – Civil Rights Defenders. Është kryetar i bordit në YIHR KS – Nisma për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.
Deri tash ai ka botuar librat ‘Pse hidhërohet gjyshi’ (2005), ‘Kosova në 14 tregime kulturore, 1’ (2019) dhe ‘Kosova në 14 tregime kulturore, 2’ (2021).
Ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë POLIP në Prishtinë, në Festivalin e Letërsisë LITERODROM në Ljublanë dhe në Bienalen e 15-të të Artistëve të Rinj të Mesdheut në Romë. Në vitin 2014-të, ai ishte Shkrimtar-në-Rezidencë, në programin KROKODIL në Beograd. Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, turqisht, italisht, sllovenisht dhe serbokroatisht.